Një person ka humbur jetën, pasi u hodh nga banesa në katin e pestë në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme.
Viktima është i nacionalitetit turk.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha ka konfirmuar për “PrizrenPress” rastin tragjik të vetëvrasjes.
“Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 1:00 të natës”.
Sipas Berishës viktima është i moshës së re.
“Ende nuk dihen rrethanat e vetëvrasjes”, thotë Berisha.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.