Ish-lojtari i futbollit amerikan Aaron Hernandez ka kryer vetëvrasje në burg.
Lajmi është zyrtarizuar nga policia amerikane pasi të mërkurën në mëngjes Hernandez u gjet i varur në qelinë e tij.
“Hernandez ëshë gjetur i varur në qelinë e tij. Ai kishte bllokuar derën me sendet e dhomës”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së burgjut.
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e ish-lojtarit të New England Patriots.
Kujtojmë që Hernandez është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se u shpall fajtor për vrasjen në vitin 2015 të Odin Lloyd.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.