Pas 10 vjetësh Ferrari ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Belgjikës pas triumfit të sotëm nga piloti i kësaj skuadre Sebastian Vettel.
Edhe pse gjermani u nisë sot nga vendi i dytë, ai që në xhiron e parë arriti të kalojë rivalin nga ekipi i Mercedes, Lewis Hamilton duke ruajtur dominimin deri në fund të garës, ESPN, përcjell Klan Kosova.
Hamilton në këtë garë doli i dyti duke lënë pas pilotin holandez të Red Bull, Max Verstappen.
Gjatë kësaj gare u pa gjithashtu një aksident i frikshëm në të cilin u përfshinë pesë makina ku protagonist ishte edhe Fernando Alonso.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.