Sebastian Vettel nga Ferrari ka fituar garën e Monaco Grand Prix kështu duke rritë udhëheqjen e tij në listën e kampionatit për 25 pikë ndaj Lewis Hamilton të Mercedes.
Piloti gjerman i Ferrarit la pas shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikkonen dhe pilotin e Red Bullit, Daniel Ricciardo.
Ferrari kishte që nga viti 2010 (Çmimi i Madh i Gjermanisë) që nuk përfundonte një garë në vend të parë dhe të dytë, ndërsa suksesi në Monako i mungonte skuadrës italiane që nga viti 2001, me Michael Schumacher.
Vetëm në vend të shtatë Lewis Hamilton, i cili e sheh veten tashmë 25 pikë pas Vettelit.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.