Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës për vjedhjen e një veture në nëntor të vitit 2024.
Në njoftimin e policisë thuhet se automjeti i vjedhur është i tipit “Audi A3” në vlerë të 4 mijë eurove, dhe ishte raportuar nga pronari si i vjedhur më 14 nëntor të 2024-së.
Tutje, shtohet se gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore të policisë në kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale.
“Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur”, thuhet në njoftim.
Policia shton se automjeti i gjetur i është kthyer pronarit legjitim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.