Vetura që mbrëmë u raportua si e vjedhur në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, është gjetur sot në Kroaci, mëson Klankosova.tv
Pronari i automjetit ka njoftuar se autoritetet kroate e kanë identifikuar veturën e tipit VW Golf 6 me targa lokale, pas verifikimeve të kryera në territorin e tyre.
Rasti ishte raportuar mbrëmë, kur ankuesi kishte deklaruar se vetura i ishte marrë nga persona të panjohur.
https://klankosova.tv/vidhet-nje-veture-ne-ulpiane-pronari-kerkon-ndih1me/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.