Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një veturë u aksidentua me rrethojat qendrore të rrugës dhe më atë vrull fluturoi për në katin e dytë të një ndërtesë, saktësisht në zyrën e një dentisti.
Gjysma e veturës mbeti brenda zyrës, ndërsa gjysma tjetër varej jashtë tre metra mbi trotuar.
Shoferi dhe pasagjeri arritën të shpëtonin pa lëndime të rënda. Një zjarr i vogël e lëndoi njërin prej tyre, i cili arriti të dilte jashtë veturës pa ndihmë, ndërsa ekipeve zjarrfikëse iu desh ta shpëtonin personin e dytë, transmeton Klan Kosova.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.