Një 56 vjeçar ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar pasi u goditën nga një veturë në Nagavc të Rahovecit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Derisa, ajo bëri të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore. Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësorë”, njoftoi Krasniqi.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.