Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mbrëmë rreth orës 23:30 në Graçanicë.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar vozitësi, mashkull, i cili dyshohet se nga pakujdesia, me veturën e tij, ka goditur këmbësorin, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.