Një 82 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e të dielës për shkak se është përplasur nga një makinë në aksin Peqin-Rrogozhinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, njofton policia lokale, në fshatin Sinaballaj.
Shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe, raporton A2 Cnn, transmeton Klankosova.tv.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.