Banorët e rrugës "Bajram Kelmendi" në vendin që njihet edhe si ‘Katër Llullat’ në Prishtinë, kanë telashe me automjetet e parkuara në vendin e rezervuar për këmbësor.
Për ata që kalojnë në këtë zonë, zgjidhje e vetme mbetet ecja në rrugë, e që nuk është aspak e sigurt, pasi shpejtësia e vozitësve tejkalon kufizimin, njofton Klan Kosova.
Problemin e njëjtë e kanë edhe ata që frekuentojnë lagjen përreth parkut të qytetit.
Në të dyja anët, hapësirat për lëvizjen e këmbësorëve janë të bllokuara.
Në këtë pjesë të kryeqytetit pak ditë më parë, nga Komuna u larguan të gjitha rrethojat parku derisa pritet që të vendosën barriera për veturat në trotuare.
https://www.youtube.com/watch?v=KtuAwFFDU64
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.