David dhe Victoria Beckham kanë folur shumë për lidhjen e tyre martesore.
Ish-futbollisti, 48 vjeç, dhe stilistja, 49 vjeçare, folën për fazat e hershme të romancës dhe martesës së tyre në dokumentarin e ri të Netflix, "Beckham".
Teksa ky projekt me katër pjesë fokusohet në shfaqjen e famës së David-it si atlet, çifti ka folur për një krizë që patën në kohën kur David ishte në kulmin e karrierës, në vitin 2003.
Duke iu referuar periudhës në marrëdhënien e tyre kur David po luante për Real Madridin në Spanjë në vitin 2003, Victoria foli sinqerisht gjatë episodit, duke thënë "ish më e pakënaqur që kam qenë ndonjëherë në gjithë jetën time", dhe duke shtuar se raportimet e mediave për martesën e tyre në atë periudhë sa ishin në Evropë ishin faza më e vështirë për ata.
“Ndihej sikur bota ishte kundër nesh”, tha ajo në një pjesë emocionale të dokumentarit.
“E dini, deri në Madrid ndonjëherë ndiheshim sikur ne ishim kundër të gjithëve, por ishim bashkë, ishim të lidhur, kishim njëri-tjetrin”, shpjegoi ajo.
"Kur ishim në Spanjë, nuk më dukej sikur kishim njëri-tjetrin. Dhe kjo është e trishtueshme," shtoi ajo. "Unë as që mund të filloj t'ju them se sa e vështirë ishte dhe si ndikoi tek unë."
"Ishte një makth. Që në momentin që hapëm derën në mëngjes, shtypi ishte aty me makina dhe kudo që shkonim, ne na ndiqnin", tha ajo, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.