Video-regjistruesit, apo shkurt “Videot”, siç i kemi quajtur kohë më parë aparatet në të cilat me anë të kasetave mund të shikonim filmat, apo evente të tjera të regjistruara, tashmë u ka ardhur fundi, njofton Klan Kosova.
Video-regjistruesi dhe videokasetat që revolucionarizuan botën e argëtimit në ambientet shtëpiake, duke mundësuar që filmat dhe ngjarjet e pëlqyera të regjistroheshin dhe të shikoheshin kurdo që dikush dëshironte, do të vdesin këtë muaj pas betejës me dekada kundër produkteve tjera digjitale, siç është DVD-ja, shkruan Washington Post.
Ndoshta të rinjtë sot as nuk e dinë saktë se si funksiononte një Video-regjistrues, por për fëmijët e viteve 80-ta dhe 90-ta ajo ishte një sensacion dhe u bë aparat i pashmangshëm që gjendej gati në secilën familje.
Lajmi se do të ndalojë prodhimi i Video-regjistruesve dhe kasetave për shumë kë mund të duket i çuditshëm, sepse tashmë ishte menduar se më nuk prodhon kush aparate të tilla, por kompania japoneze, Funai Electronic, kishte vazhduar prodhimin e këtij aparati deri tani.
Tani drejtorët e Funai Electronic thonë se mungesa e kërkesave dhe vështirësia në gjetjen e pjesëve për aparatin i ka bindur ata që të mos prodhojnë më pas muajit korrik.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.