Një veturë e tipit “Opel Astra” është vjedhur të shtunën në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Rastin në polici e ka paraqitur pronarja e veturës, derisa ende nuk është rënë në gjurmët e automjetit të vjedhur, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i është vjedhur vetura e sajë Opel Astra me targa vendore. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.