Një grua ka raportuar në polici se vetura e saj është vjedhur nga persona të panjohur në Lipjan.
Policia ka arritur të identifikojë një të dyshuar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Vetura i është kthyer pronares, transmeton Klankosova.tv.
"Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse vetura i është kthyer pronares", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.