Në një fermë në Uells të Britanisë së Madhe janë lindur dy drerë të bardhë që janë një racë më e rrallë, ata ndryshe njihen edhe si drerët veriorë.
Ata kanë lindur fermën “Gower Fresh Christmas Trees, Poundffald Farm”, kështu janë bërë pjesë e tufës më të madhe në vend që quhet Swansea.
Ata kanë një mutacion të pazakontë gjenetik, i cili bën që leshit t’i hiqet pigmenti, duke u dhënë atyre shtresa të bardha dalluese. Në Skandinavi, disa besojnë se zbulimi i një dreri të bardhë është një shenjë e fatit të mirë, pasurisë dhe lumturisë së përjetshme.
Njëri nga drerët, mashkull, është bërë pjesë e një konkursi për t'u emëruar dhe adoptuar, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.