8 gra e 2 burra nuk po mund të aplikojnë për t’iu njohur statusi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, tash e një muaj.
Kaq kohë u bënë që komisioni qeveritar për këtë punë përfundoi mandatin pesëvjeçar që e pati.
Kësi gjendje do të jetë derisa në paralament të votohet projektligji i ri që e zgjat edhe për dy vjet të tjera kohën e aplikimit, i votuar në qeveri në mbledhjën e së mërkurës, njofton Klan Kosova.
E kundër këtij kufizimi kohor janë organizatat që merren me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këtë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës çoi plot ankesa në adresë të qeverisë të cilat s’u morën parasysh. Prandaj tash këta shpresat i kanë diku tjetër.
Telvizioni kontaktoi partitë opozitare të cilat deklaruan që ditët në vazhdim do të diskutojnë në grupet e tyre parlamentare nëse do të votojnë pro apo kundër këtij projektligji të ri.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=krVb8n5D9CA
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.