Me përfundimin e luftës nuk morën fund krimet e serbëve në Kosovë.
Ato vazhduan edhe për shumë vite më pas, ku 117 kosovarë vdiqën nga minat e vendosura gjithandej vendit. Ndërkaq, 468 të tjerë mbetën pa gjymtyrë si pasojë e tyre.
Vuajtjet e ‘veteranëve të pasluftës’ u bënë bashkë në një dokumentar që u shfaq të enjten në Lipjan.
Përmes tij u bë përpjekje që t’i sensibilizojnë institucionet që këtyre personave t’u jepet ndihmë, sepse kostoja siç u tha është jashtëzakonisht e shtrenjtë.
https://www.youtube.com/watch?v=RayweraGvW4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.