Villa e yllit të ndjerë të modës Karl Lagerfeld, i cili vdiq në vitin 2019, në Louveciennes të Francës, është shitur në ankand për 4.685 milionë euro. Blerja nuk është ende përfundimtare, pasi mbiofertimi është ende i mundur për dhjetë ditë të tjera.
Prona e vendosur rreth 20 kilometra në perëndim të Parisit, ka rreth 600 metra katrorë hapësirë banimi, një park të gjerë me pishinë, një fushë tenisi dhe disa ndërtesa ndihmëse.
Lagerfeld e bleu villën në vitin 2014, e rinovoi atë gjatë katër viteve dhe thuhet se ai ka kaluar vetëm një natë atje.
Ndërkohë, apartamenti i Lagerfeld në Paris u shit në vitin 2024, në vetëm 19 minuta. Apartamenti prej 260 metrash katrorë, fillimisht i vlerësuar me 5.3 milionë euro, ndërroi pronarë për dyfishin e kësaj shume, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.