Vin Diesel ka mirëpritur publikisht aktoren fituese të Oskarit Brie Larson në familjen "Fast and Furious".
“Po, po, po... e sheh këtë engjëll mbi supe që më plas, ti thua me vete ‘është kapiteni Marvel”, shkroi Diesel në një postim në Instagram, ku përfshihej një foto e tij dhe Larson duke qeshur së bashku.
"Është e qartë se ka dashuri dhe të qeshura në këtë imazh. Ajo që nuk e shihni megjithatë, është personazhi me të cilin do të prezantoni në Fast10. Nuk e keni idenë se sa e përjetshme dhe e mahnitshme do të jetë ajo në mitologjinë tonë. Përtej bukurisë së saj, ajo intelekti... Oscar-i i saj, haha është ky shpirt i thellë që do të shtojë diçka që mund të mos e kishit pritur por e keni dëshiruar. Mirë se vini në familje Brie. @brielarson", ka shkruar Diesel nw Instagram.
Xhirimet e filmit janë planifikuar të fillojnë këtë pranverë me një datë të lëshimit të caktuar për publikimin më 19 maj 2023. Në të do të luajnë Diesel, Tyrese Gibson, Ludacris, Michelle Rodriguez dhe Sung Kang.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.