Për shumë njerëz, mbipesha është një problem i madh.
Ata që duan të humbin peshë, atë mund ta bëjnë përmes botoksit gastrin.
Doktoresha Violeta Zatriqi, në "Orën Shtatë" në Klan Kosova, tregoi se kjo është një procedurë jokirurgjikale.
Botoksi gastrin është procedurë jokirurgjikale, e cila është një përparësi jashtëzakonisht shumë e madhe, për arsye se njerëzit që dëshirojnë të humbin peshë, nuk duhet t'i nënshtrohen operacionit, pra intervenimit kirurgjik. Me anë të gastroskopit, futemi në lukth dhe bëjmë injektimin e botoksit dhe këta persona janë të ngopur", u shpreh ajo.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.