Një person është prangosur në Viti pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.