Policia ka bërë të ditur se gjatë një vëzhgimi afër brezit kufitar nga Maqedonia e Veriut, ka vërejtur një veturë me targa lokale dhe nga tentimi për ta ndaluar, i njëjti ka arritur që të largohet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ku i njëjti pasi është larguar dhe duhanin që e kishte të ngarkuar në veturë së bashku me veturën i kishte vendosur në një shtëpi dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në njoftimin e policisë thuhet se malli dhe vetura është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit janë dërguar në terminalin doganor. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore” thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.