Fëmijët vitias krahas flamurit të Kosovës dhe atij të Amerikës, të enjten në duar mbajtën edhe buqetë me lule.
Ajo ishte e dedikuar për ushtarët amerikan të KFOR-it, të cilët i pritën në Shtëpinë e Kulturës.
Ato ishin dhuratë për të uniformuarit në Ditën e Falënderimeve që po e presin larg familjeve.
Andaj, Komuna vendosi t’i nderojë me një festë ata që shërbejnë në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Krejt mikpritja, sikur ua zëvendësoi pak mallin e vendlindjes ushtarakëve.
Edhe më i nderuar u ndje zëvendëskomandanti, Brady, që u shpallë qytetar nderi i këtij qyteti.
https://www.youtube.com/watch?v=sQUSv7ndXFU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.