Te enjten u bë përurimi i qendrës së mjekësisë familjarë në Gllamnik të Podujevës.
Investimi prej më shumë se 200 mijë eurosh i Katarit dhe participimi i komunës së Podujevës, e bënë të mundshëm këtë projekt.
I pranishëm këtu ishte edhe ministri Arben Vitia, i cili tha se po krijohen kushte mjaft të mira për kujdesin parësor.
Kryetari Shpejtim Bulliqi ia adresoi ministrit problemet për mjekime specialistike në spital.
https://www.youtube.com/watch?v=vBaNg3ynOp8
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.