Me vizitën në Shkup paradite e pasdite në Prishtinë, të mërkurën, zyrtari special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, nis vizitën në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Albin Kurti, thotë se ardhja e Chollet në Kosovë ka rëndësi dhe se shtetin që mysafiri e përfaqëson pra ShBA-të, janë partner e aletë me të cilin do bashkëpunohet ngushtë.
“Vizita e Chollet, ndodh në një moment të rëndësishëm ku ngadalë por sigurt po ofrohemi njëvjetorit të luftës në Ukrainë. Fqinji ynë verior, pra Serbia jo vetëm që nuk e dënoi agresionin rus, por vitin e laura bëri tri marrëveshje të rëndësishme me Rusinë”,shtoi Kurti.
Duke folur para gazetarëve pas një takimi që e kishte me kryetarë të komunave, i pari i qeverisë, foli edhe për planin e Bashkimit Evropian për marrëveshje Kosovë-Serbi.
Ky plan në fillet e tij u quajt gjermano-francez.
“Kemi një Serbi anormale, planin e BE-së me mbështetje nga Franca e Gjermania, e kemi konsideruar bazë të mirë për diskutime , ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë.”tha ai.
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duhet të bëhen me një ujdi që ka njohjen reciproke në qendër”.
Nga njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për vizitën e Derek Chollet, në rajon thuhet se ai pas Kosovës, shkon të enjten në Beograd, ku mes tjerash me nikoqirët sipas njoftimit do diskutohet për angazhimin e vazhdueshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
https://www.youtube.com/watch?v=QHNkPlZceYk
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.