Prodhimi global i verës arriti në nivelin më të ulët historik në vitin 2023 dhe ndryshimi i klimës mund të jetë fajtor, ka zbuluar një raport i ri.
Organizata Ndërkombëtare e Hardhisë dhe Verës (OIV) thotë se pija ka arritur nivelin më të ulët që nga viti 1962. Kjo organizatë ndërqeveritare ka 50 shtete anëtare, që përfaqësojnë 75 për qind të sipërfaqes së vreshtave në botë, transmeton Klankosova.tv.
Ekspertët fajësojnë "kushtet ekstreme mjedisore" duke përfshirë thatësirat dhe zjarret që kanë nxitur prirjen rënëse të prodhimit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.