Inxhinierët gjermanë kanë shpikur një pajisje e cila mundëson të karikoni celularin tuaj në kohë rekord, nga kompjuteri ose llaptopi juaj.
Ky karikues është i gjatë gjashtë centimetra dhe mund t’ia bashkangjitni mbajtëses së çelësave dhe ta keni me vete në çdo kohë.
Ajo që është shumë e rëndësishme, është se ky karikues i quajtur “Charge Doubler”, është i pajisur me anti-virus, për të mos rrezikuar në rast se karikoni nga një kompjuter që nuk është i juaji.
“Charge Doubler” përgjysmon kohën e karikimit të celularit tuaj, në krahasim me një karikues normal.
Kjo pajisje vjen me disa ngjyra, si portokalli,blu,gjelbër etj.
“Ju nuk keni nevojë që të shqetësoheni për asgjë, thjesht lidheni celularin tuaj me këtë karikues dhe do ta karikoni me shpejtësi të dyfishuar”, shkruhet në përshkrimin e këtij produkti.

●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.