Lajmet e fundit

Damasku në Sirinë e shkatërruar nga lufta mbeti qyteti i fundit për cilësinë e jetesës, duke u pasuar nga qyteti, Lagos në Nigeri dhe kryeqytetit i Bangladeshit, Daka.
Në mesin e 56 qyteteve që kanë regjistruar përmirësime në renditjen e përgjithshme, gjatë pesë viteve të fundit, është edhe Beogradi, kryeqyteti i Serbisë.
Në 12 muajt e fundit, Beogradi ka kaluar nga vendi i 82 në të 77-in, si rezultat i përmirësimeve në infrastrukturë dhe kujdes shëndetësor.
Renditja e qyteteve për cilësinë më të mirë të jetesës, bëhet në bazë të parametrave si stabiliteti, kultura dhe mjedisi, si kategoritë më të rëndësishme.
Më pas merren parasysh edhe kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe arsimi.