VLEN-i e ka shpallur tashmë fitoren e vet në qytetin e Tetovës në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut.
Në një konferencë për media, Adnan Azizi nga VLEN-i ka pohuar se kanë fituar në Tetovë, por edhe në shtatë komuna të tjera.
E pas kësaj, një mori simpatizantësh të VLEN-it dolën në Tetovë për të festuar me muzikë e valle. Në turmën që po feston, valvitet flamuri kombëtar, por edhe ai i Kosovës.
Ndërsa kandidati i VLEN-it, Bilall Kasami, ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.