Ka mbetur edhe pak kohë kur qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mund ta shprehin vullnetin e tyre për t'i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për pushtetin lokal.
Vëmendje e posaçme i kushtohet komunave me shumicë shqiptare. Gara kryesore zhvillohet në Shkup në komunën e Çairit, mes kandidatit të VLEN, Izet Mexhitit dhe atij të koalicionit AKI, Bujar Osmanit.
Nga kampi i Mexhitit, shprehen optimistë për fitore në zgjedhje lokale.
Kështu deklaroi për Klan Kosova zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sylejmani.
"Sipas informatave që kemi, dalja është dukshëm më e lartë nga zgjedhjet e kaluara lokale. Ka pasur mobilizim shumë të mirë të strukturave tona të VLEN. Dhe nga informatat që kemi, VLEN shkon sigurt drejt fitores së këtyre zgjedhjeve lokale", deklaroi Sylejmani për Klan Kosovën.
https://www.youtube.com/watch?v=ZZQ8bBGmnfE&t=304s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.