Vlera Qerimi ka arritur ta fitojë medaljën e bronztë në kampionatin ballkanit për grupmoshat e reja, që po mbahet në Rijekë të Kroacisë.
Karateistja nga Kosova, këtë sukses e arriti në kategorinë U21 deri në 68 kilogramë. Ajo regjistroi dy fitore para se te mposhtej nga kundërshtarja sllovene që edhe ishte finaliste. Në luftën përmisuese, (repesazh) që ishte e vlefshëm për vendin e tretë Vlera Qerimi korri fitore duke e fituar njëkohësisht medaljën e bronztë, njofton Klankosova.tv.

Një paraqitje shumë te mirë kishte edhe Anila Foniqi e cila u rendit e pesta në këtë kampionat. Ajo u paraqit në konkurrencën e juniorëve në kategorinë deri 53 kilogramë. Kurse Alma Loku u rendit e 9-ta, në konkurrencën e junioreve në kategorinë deri 53 kilogramë. Ndryshe ekipi i Kosovës është në mesin e 731 garuesve që garojnë në kampionatin Ballkanit për kadet, junior dhe U21.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.