Filozofia i ndihmon fëmijët të mësojnë të shprehin idetë e tyre dhe ta shohin botën në një mënyrë më të gjerë, më të pasur dhe më kritike.
Prania e lëndës së filozofisë është shumë e zbehtë në shkollat e vendit e në ciklin e ulët nuk është fare e përfshirë.
Shoqata ETEA në bashkëpunim me Shoqatën e Filozofëve në Kosovë së fundi kanë organizuar module me tema të ndryshme si diversiteti, barazia gjinore me fëmijë të moshave nga 8 deri në 11 vjet duke bërë që ata të jenë të lirë që ta shprehin mendimin kritik në këto fusha.
Burbuqe Latifi nga Shoqatës e Filozofëve të Kosovës në emisionin Familja ime në Klan Kosova theksoi se fëmjet duhet të kenë njohuri për filozofinë edhe në moshë më të vogel në mënyrë që ata të dinë ta shprehin mendimin kritik pa frikë dhe pa paragjykime.
https://www.youtube.com/watch?v=VuyCd85wDZw
"Ne si Shoqatë e Filozofëve të Kosovës në bashkëpunim me ETEA-në e kemi nis me shumë vullnet dhe përkushtim këtë bashkëpunim, për arsye se ne jemi gjithmonë në kërkim të formave të ndryshme që të ndikojmë pozitivisht në shoqëri edhe të sjellim ndryshim edhe e kemi konsideruar B4S si një program një mënyrë adekuate teper të nevosjshme që ta nisim këtë ndryshim aty ku duhet pra te fëmijet. Unë mendoj që fëmijët janë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqëris dhe është e nevojshme që tju ofrohet një casje ndryshe që t'iu ofrohet një hapsirë ku mund të shprehen lirshëm ku mund të diskutojnë të bëjnë pytje pa u ndjerë në presion, ku mund të ofrojnë përgjigjje pa u ndjerë të paragjykuar nga të tjerët edhe një hapsirë ku mund ta zhvillojnë mendimin e tyre kritik,mendimin e tyre kreativ, komunikimin dhe të jenë më të socializuar".
E rëndësishme sipas saj është edhe hapësira që duhet t’ju ofrohet këtyre fëmijëve për ta shprehur mendimin e tyre pa qenë të obliguar t’i marin përgjigjjet në mënyra të gatshme.
“Përmes B4S po mundomi me ju tregu fëmijëve që bota është shumë ngjyrëshe dhe jo vetëm bardh e zi mirëpo në mënyrë që t’i shohim këto ngjyra ne duhet të jemi më mëndje hapur dhe që të jemi mendje hapur duhet të ju ofrojmë hapsirën e nevojshme dhe casjen e duhur fëmijëve ku ata mund ta fillojnë mendimin e tyre. Qëllimi i B4S është që fëmijet vetë t'i qëllojnë përgjigjet e tyre pa ju jep matriale të gatshme".
https://www.youtube.com/watch?v=UoYgdy6UZCQ
Sipas Agon Ahmetit nga organizata ETEA, ky pilot projekt që tashmë ka filluar në Kosovë ka për synim shtrirjen e tij në shkollat e vendit.
“Fëmijët duhet lënë lirshëm t'i shprehin mendimet e tyre e ky është edhe qëllimi i B4S e cila është pjesë integrale e programeve arsimore në perendim. Këtu ne kemi filluar si pilotë që bashkarisht ta konceptojmë si program i cili mandej mund të shtrihet edhe në shkolla e kjo është synimi kryesor".
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.