Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, në “Ëeekend” në Klan Kosova ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale.
Ajo ka ndarë ndjenja të thella lidhur me periudhën e festave të fundvitit, të cilat për të sjellin mallëngjim dhe pikëllim.
“Festat e fundvitit ma japin një pikëllim, sepse mbase ata njerëz të dashur që i ke, nuk i ke afër. Tavolina e darkës së vitit të ri, shijohet me familjen e parë, fëmijët. PËr 20 vjet unë vitin e ri e kaloj tek familja e nënës sime, e cila është ende në jetë në moshën 84 vjeçare.
“Por mua asnjëherë nuk më ka shijuar, ma ka pru një pikëllim që e kam mbajt brenda. Është një balanc i reflektimit se çfarë ka ndodhur atë ditë. Ka njëfarë mallëngjimi.
Dumoshi tha se gjatë jetës e ka ndjerë vetën të vetme shpesh, por prap, sipas saj me vetmi ia ka dal.
Detajet nga videoja në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=uW2kPWMgvZw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.