“Vlora nuk mbetet vetëm destinacioni i preferuar për fundjavat, por tashmë në rrugët e qytetit çdo ditë mund të shohim turistë që zgjedhin të pushojnë këtu, të shijojnë detin, pamjet panoramike dhe të zhvillojnë sporte të ndryshme”, raporton gazetarja e Tv Klan, Greta Haskaj.
Ata që vijnë për herë të parë në Vlorë, shprehen se do të kthehen sërish për të shijuar rivierën shqiptare përgjatë verës së këtij viti.
“Ne vijmë nga Polonia, kemi ardhur për pushime. Shqipëria është vërtetë një vend shumë i bukur. Shumë njerëz të sjellshëm kemi takuar që jetojnë këtu, por ajo që na pëlqen është se çmimet janë shumë të lira, në restorante dhe në qeratë e apartamenteve. Është hera e parë këtu, përpara kësaj ishim në Turqi, por Shqipëria është më mirë”, thotë një turiste, transmeton Klankosova.tv.
Një tjetër grup turistësh e vlerësojnë Shqipërinë për mikpritjen e saj dhe çmimet konkurruese, duke e renditur si një destinacion më tërheqës edhe se Turqia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.