Një 24-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin qëllimisht banesës së hallës së tij.
Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, njofton policia e shtetit në Facebook.
Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Vlorës nisën menjëherë hetimet dhe nga pamjet filmike të siguruara në vendngjarje, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar, shtetasit E. K., banues në Vlorë.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, transmeton Klankosova.tv.
Zjarri, që dyshohet të jetë shkaktuar për motive të dobëta, ka shkaktuar vetëm dëme materiale, falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve.
Materialet e rastit janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.