Policia e Shqipërisë ka arritur të arrestojë një 42-vjeçar të cilësuar si person i rrezikshmërisë së lartë, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy vjet më parë.
Ndaj E.L., Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, transmeton Klankosova.tv.
“42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.