Elina Mziu në “Weekend” në Klan Kosova ka treguar më shumë për pasionin e saj, muzikën e ka rrëfyer edhe historitë e gjithë atyre çmimeve që i kishte me vetë në studio.
Elina ka zbuluar se për herë të parë ka kënduar kur ishte 3 vjeç, shkruan Klankosova.tv
“Kam me përfaqësuar këngën time “jam Drenicë, jam Dukagjin”, tha Elina kur u pyet se pse kishte zgjedhur të vishej me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Elina ndër tjerash ka treguar se nuk dëshiron të jetë e famshme, pasi sipas saj, njerëzit në rrugë e pengojnë.
Elina Mziu ka interpretuar këngën e saj "jam Drenicë, jam Dukagjin", në studion e "Weekend" që mund ta ndiqni si në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=-nyG-ItBRQU
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.