Federata e Volejbollit të Kosovës ka bërë të ditur se KV Drita ka arritur që ta fitojë ndeshjen përcaktuese gjysmëfinale të play-off, për ta siguruar finalen duke synuar titullin e Kosovës.
Gjilanasit në qytetin e tyre u treguan më të mirë sesa ferizajasit, në gjysmëfinalen e tretë, të cilën e fituan 3:2.
Në finale, Drita do të ballafaqohet me ekipin më të mirë të sezonit të rregullt, Pejën, transmeton Klan Kosova.
Peja më herët në dy ndeshje e kishte siguruar finalen, pasi i fitoi të dyja ballafaqimet me Golden Eagle Therandën.
Kampion shpallet skuadra që arrin tri fitore në serinë e finaleve.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.