Me trofeun e Kupës, skuadra Prishtina Volley M , fitoi të drejtën që të marr pjesë në garën e Kupës së Konfederatave Evropiane.
Por, ekipi nga kryeqyteti për të dytin vjet me radhë nuk do të mund të paraqitet në garat ndërkombëtare, për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
Edhe drejtuesit e federatës pranuan se problemet financiare, po i pamundësojnë paraqitjet e klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare.
E mundësitë e tyre për t’i financuar këto klube janë të vogla për shkak të buxhetit.
Ndryshe Kosovën në garat ndërkombëtare këtë vit do ta përfaqësojnë vetëm dy skuadra , “KV Lubtoni” në konkurrencën e meshkujve dhe “KV Drita” në konkurrencën e femrave.
Kronikë nga Jon Ajeti
https://www.youtube.com/watch?v=oy5GMt7pdy8
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.