Pesë anëtarë të ekipit kombëtar të volejbollit të Kubës, janë dënuar për përdhunim të një gruaje finlandeze gjatë një turneu Botëror në Tampere.
Katër prej tyre, përfshirë edhe kapitenin, u janë dhënë pesë vjet dënim me burg, ndërsa i personi i pestë përballet me tre vjet e gjysmë burg, njofton Klan Kosova.
Të dyshuarit u arrestuan në qytetin jugor finlandez më 2 korrik, pasi një grua lajmëroi se ishte përdhunuar në një hotel.
Fillimisht tetë burra u mbajtën në paraburgim, por tre prej tyre u liruan nga aktakuzat, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.