Matthias Mueller është caktuar të jetë drejtori i ri kompanisë së veturave Volkswagen, e cila është përfshirë në skandalin për manipulimin e testeve për emetim, në makinat me naftë.
Ai ka thënë se përmirësimi i reputacionit të kompanisë është prioriteti i tij, shkruan Radio Europa e Lirë.
”Detyra ime kryesore është të fitojë besimin për kompaninë Volkswagen, duke mos lënë asnjë dyshim, por maksimum transparencë, duke nxjerrë edhe përfundimet e duhur nga situata e tanishme.”
Gjiganti i veturave ka pranuar se ka mashtruar testet për emetim të gazrave në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.