Prodhuesi suedez lajmëroi së fundmi se ka përditësuar aplikacioni Volvo On Call, me anë të të cilit përdoruesi mund të kontrollojë funksione të caktuara të makinës së tij përmes pajisjes Android, iOS apo Windows Phone.
Përditësimi ofron gjithashtu mbështetje ndaj Apple Watch dhe orëve të tjera inteligjente të platformës Android Wear.
Volvo On Call u lancua në vitin 2001 si një sistem sigurie i cili ofronte një integrim mes automjetit dhe telefonit të përdoruesit në rastet kur ishte e nevojshme asistenca.
Ndërsa tani Volvo On Call është zhvilluar nga një sistem i tillë në një aplikacion tepër funksional me anë të të cilit përdoruesi mund të hapë apo kycë dyert, të aktivizojë kondicionerin, të ndezë radion, të ndezë motorrin etj.
Volvo On Call ndihmon përdoruesin të gjejë makinën në parking nëse nuk e mban mend se ku e ka parkuar atë, shkruan PC World Al.
Tani falë përditësimit më të fundit, të gjitha funksionet e lartpërmendura mund të kontrollohen nga kyci juaj. Një imazh i publikuar nga Volvo tregon një orë ekranin e një Android Wear në të cilin shfaqet një njoftim ‘Dyert janë të hapura. A doni ti mbyllni?’.
Përtej kësaj Voice On Call do të ofrojë mbështetje për Cortana dhe do ti lejojë përdoruesit të transferojnë informacione navigimi nga smartfoni i tyre drejt automjetit.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.