Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursua von der Leyen e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Von der Leyen thotë se nën drejtimin e Ramës, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së, njofton Klankosova.tv.
“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj elektorale. Nën drejtimin tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë bashkë për reformat e BE-së. Shqipëria bën pjesë në BE”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, Rama pritet që sot nga sheshi Skenderbej në Tiranë ta shpallë fitoren e madhe, duke filluar nga ora 19:00.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.