I ftuar i emisionit të mëngjesit ishte logopedi Granit Haliti, me të cilin biseduam më shumë rreth vonesave gjuhësor tek fëmijët.
“Fatkeqësisht numri i personave që njohin emrin “logoped” dhe nënshtrojnë fëmijët e tyre nën kontroll, është i pakët. Do të kisha sugjeruar se çdo prind të dërgoj fëmijën e tyre tek logopedi për kontrollime, dhe qofse ata janë mirë në mënyrën e të shprehurit dhe folurit.”, theksoi Haliti
Gjatë intervistës kuptohen arsye të ndryshme për vonesat gjuhësore por, logopedi në studio, shpreh një shumë aktuale.
“Një problem aktual i cili kontribuon në rritjen e numrit të fëmijëve me vonesa gjuhësor është dhe pandemia e cila krijoi frikën e socializimit dhe pavarësisht të gjithë pasojave që Covid-19 kishte në vete, kjo që po flasim sot është një rrjedhojë e saj”, tha Haliti
https://www.youtube.com/watch?v=7VN4Vka28ko
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.