Shpërndarja e vaksinave kundër COVID-19 në disa shtete dhe qytete të Amerikës është ngadalësuar për shkak të stuhive të dimrit.
Kjo pasi më shumë se një e treta e SHBA-së kontinentale është me temperatura nën zero, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Moti i rëndë dimëror shkaktoi deklarata emergjente në të paktën shtatë shtete, duke përfshirë Alabama, Oregon, Oklahoma, Kansas, Kentucky, Mississippi dhe Texas.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.