Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje urgjente të grupit parlamentar, një ditë pasi asaj i rodhën 3 vota gjatë votimit të kandidaturës së Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi.
Më herët, Lulzim Basha pati një takim me Kryesinë e grupit, ndërsa mbledhja i paraprin edhe seancës së nesërme, ku do të prezantohet programi i qeverisë “Rama” për mandatin e ardhshëm.
Në seancën e djeshme, kur Gramoz Ruçi u zgjodh në krye të Parlamentit, qëndrimet që mbajtën palët ishin të qarta, e votat rezultuan se u morën edhe nga e djathta, pasi LSI-ja nuk u bë pjesë e votimit, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.