Kontejneri te "Tre Rrokaqiejt" në Mitrovicën e Veriut deri në mesditën e së shtunës nuk ngjasonte në një qendër votimi. Në të janë vetëm disa nga inventari i brendshëm si tavolina montuese, karrige dhe gjeneratorë.
Megjithatë dinamikë më të madhe të punës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore është te qendra tjetër alternative pranë Stacionit të Autobusëve, në të cilën po kryhen punë teknike për ta bërë sa ma të sigurt për ditën e zgjedhjeve.
Si në këto dy qendra improvizuese edhe të tjerat po sigurohen nga forcat policore që nuk janë të pakta.
E, qytetarët serbë kanë hamendësimet e tyre sa i përket ushtrimit të drejtës së votës, ku disa nga ta thanë se nuk do të dalin për të votuar dhe se këtë proces për ta kryer në kontenjera nuk e shohin të zakonshme.
Për dikë tjetër zgjedhjet janë të mirëseardhura dhe se duhet votuar.
Krahas serbëve lokal, shqiptarët e Cabrës që është fshat i vetëm me shqiptarë në Zubin Potok kanë gatishmëri për të iu drejtuar kutive të votimit.
Në mëngjesin e së dielës, kutitë e votimit do të hapen në 19 qendra të votimeve në veri, 13 nga to janë kontejnerë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=_uExQ-tSqkI
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.