Mbi 105 milionë euro do të jetë buxheti i komunës së Prishtinës për vitin 2023.
40 milionë euro prej tyre janë të ndara për investime kapitale, ku përfshihet vazhdimi i ndërtimit të rrugëve “A” dhe “B” e mbi 300 të tjerave në zona urbane e rurale.
Drejtoria e Investimeve Kapitale në 2023-ën ka ndarë para edhe për ndërtimin e kolektorëve në Kalabri e fshatrat e Prishtinës, ndërtimin e shkollave e çerdheve.
Ky buxhet u votua në kuvend me 26 vota pro, pasi asamblistët e opozitës, përveç dy të AAK-së, nuk morën pjesë në kohën kur po votohej kjo pikë e rendit të ditës, meqë ekzekutivi nuk hoqi dorë nga kërkesa e opozitës për të anuluar projektin 12 milionësh “Zyra e Arkitektit” i cili sipas VV-së, AAK-së, AKR-së e NISMA-s është i panevojshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=KSP3bHXcUOM
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.