Kryetari i Tetovës, Bilal Kasami ka hedhur votën e tij, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut.
Në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ai ftoi të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë me përgjegjësi të plotë, transmeton Klankosova.tv.
“Në këtë ditë të festës dhe demokracisë, çdo qytetarë do ta ketë mundësinë që të votojë për përfaqësuesin e tij, për atë që për këto katër vitet e ardhshme të ketë fatin në dorë, dhe do të vendos për të ardhmen e kësaj komune”.
“Urojmë që çdo qytetar, me përgjegjësi më të madhe të dalë dhe të votojë, dhe të përzgjedh atë që mendon se është më i miri”, u shpreh ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.